Babai i binjakëve të vrarë në Siri ka një mesazh për Trump

Një baba, binjakët dhe gruaja e të cilit u vranë në sulmin kimik që ndodhi në Siri, mbështetë sulmet me raketa të Donald Trump.

Abdul Hamid Youssef, 29 vjeç, varrosi gruan e tij dhe binjakët 9 muajsh pas sulmit kimik që ndodhi në Khan Sheikhoun në verilindje të Sirisë.

Dhe pasi Trump urdhëroi sulmet ajrore në Bazën Ajrore ‘Shayrat’ të Sirisë, aty ku besohet se ndodhen avionët përgjegjës për sulmin kimik, ai tha për Mail Online:

“Sulmi amerikan kundër (bazës ushtarake të Asadit) aeroportit është një hap i mirë, po jo i mjaftueshëm, për shkak se regjimi ka shumë aeroporte të cilat ndihmojnë atë të vazhdojë vrasjen e popullit të tij dhe shkatërrimin e qyteteve të lira”, transmeton Gazeta Express.

“Tani ata e kanë goditur një aeroport. Por krimineli Asad ka më shumë se 20 aeroporte dhe kjo (bombardimi) është gjëja e parë që ata mund ta bëjnë. Këto operacione kanë ngritur shpirtrat tanë dhe ndalja e tyre është sinqerisht tronditëse. Vuajtja në Siri duhet të pushojë sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha ai.

Governatori i provincës Homs, ku ndodhet Shayrati, tha se pesë njerëz u vranë në sulm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button