Kush eleminon Barçën fiton Champions-in

Bayern Munchen është favoriti kryesor për fitimin e trofeut në Champions League. Kur jemi rreth dy orë larg shortit të fazës gjysëmfinale kampionët në fuqi të Europës shihen si ekipi që duhet mposhtur mes katër ekipeve që kanë mbetur në garë. Por historia e sezoneve të fundit tregon se Championsin e fiton ai ekip që eleminon Barcelonën.

Nëse shohim sezonin 2009-10, 2011-12 dhe këtë të këtij viti cila skaudër ka eleminuar Barcelonën në gjysëmfinale ka ngritur trofeun në finale. Kështu ndodhi me Inter në vitin 2010, po kështu edhe me Chelsea-n dhe me Bayern Munchen një sezon më parë.

Ndërsa këtë sezon ishte Atletico Madrid ekipi që eleminoi Blaugranat në çerekfinale. Po këtë vit? A do të ndodhë e njëjta gjë? Kjo mbetet për tu parë megjithëse Bayern Munchen niset si favorit.

Lajme të ngjashme

Back to top button