Adrian Gaxha ka kohë edhe për nevojtar!

Këngëtari i njohur nga Shkupi, Adrian Gaxha përveç angazhimeve të shumta që paralajmëron në faqet e tij zyrtare nëpër rrjete sociale, ai ndan kohë edhe për ndonjë thënie apo fjalë të urtë.

Së fundmi këngëtari duket se ka thurur disa fjali me të cilat i drejtohet qindra fansave që ka në rrjetin tij social ‘Instagram’. Këngëtari ka këshilluar se të ndihmosh dikë është ndjenja më e mirë njerëzore.

“Nëse je njeri i mirë dhe ndihmon. Nëse ushqimin e fundit ia jep ati që është i uritur dhe nëse paren e fundit që e ke në xhep ia jep atij që i nevojitet më shumë, kjo nuk do të ju bëj më të pasur e as më të famshëm. Thjesht kjo të bën të krenohesh me vete e të jesh i lumtur. E këtë ndjenjë nuk mund ta blesh me asnjë para në botë!!!”, kishte shkruar Gaxha i cili u mbështet nga shumë fansa të tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button