Ja çfarë bën Era Istrefi me fansat e saj

Era Istrefi, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, u ka bërë thirrje fansave të saj që të bashkohen me të në datën 11 prill për të realizuar disa foto, shkruan KultPlus.

Këngëtarja kosovare e cila me këngën “Bon Bon”, hyri në tregun ndërkombëtarë, së shpejti vjen me një fotosesion të ri. Ky fotosesion, do jetë më ndryshe nga çka jemi mësuar të shohim deri tani. Era Istrefi, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, u ka bërë thirrje fansave të saj që të bashkohen me të në datën 11 prill për të realizuar disa foto, shkruan KultPlus.

“Los Angeles! Do të bëj një set fotosh të lezetshme më 11 prill dhe dua të bashkoheni me mua. Duhet të jeni të pranishëm rreth orës 16:00-19:00 dhe mbi 18 vjeç. Na dërgoni foto në email-in e mëposhtëm nëse dëshironi të jeni pjesë”, ka shkruar Era Istrefi, e cila së fundmi ka publikuar këngën e saj më të re “Redrum”.

Ky është emaili për dërgimin e fotografive: [email protected] /KultPlus.com

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button