fbpx

PLD: Kaosi urban ka bllokuar Shkupin

Partia Liberal-Demokrate (PLD) sot në konferencë për media akuzoi se në komunën e Aerodromit ka kushte të këqija katastrofike për jetesë.
“Qytetarët ballfaqohen me kaos urban dhe ndërtime të pamëshirëshme dhe paqëndrueshme, e cila solli deri në shkatërrim masiv të gjelbërimit, ndotjes së ajrit dhe rrezikimin e shëndetit të qytetarëve”, tha zëvendëskryetari i PLD Zoran Shapuriq.
Sipas PLD-së, situata është përkeqësuar në pesë vitet e fundit, ndërsa për këtë fajtor janë shumica qeveritare e VMRO-DPMNE-së në këshillin e komunës së Aerodromit dhe kryetari i komunës Konevski.
Sipas Shapuriq me ndryshimet e funsit të PDU janë paraparë ndërtesa nëntëkatëshe në sipërfaqe të gjelbërt te “Majçin Dom” dhe rrokaqej në lagjnen Ostrovo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button