A janë këto linjat që do të përcaktojnë Luftën e Tretë Botërore?

Sulmet ajrore amerikane në një bazë ajrore të regjimit sirian kanë ngurtësuar linjat ndarëse në të gjithë botën në lidhje me regjimin e Assad-it.

“MailOnline” ka përcaktuar pozicionet e udhëheqësve botërorë mbi konfliktin, që tregon në mënyrë të qartë ndarjen mes vendeve pro dhe anti-Assad.

Ajo sugjeron se në cilën anë të fushë betejës do të pozicionohen në rast se përshkallëzohet kriza dhe mund të kthehet në një konflikt global.

Britania, Izraeli, Kanadaja, Franca, Gjermania dhe Turqia dënuan ashpër presidentin Bashar al-Assad, pas sulmeve të premten.

Ndërkohë, Rusia ka sulmuar SHBA-të, me anë të të dërguarit të saj në OKB vendit ka akuzuar presidentin Trump për ‘shkelje të ligjit ndërkombëtar “duke hedhur në erë në një bazë ajrore në afërsi të Homsit.

LuftaBritania dhe Izraeli sot në mënyrë të veçantë vlerësuan sulmet ajrore të urdhëruara nga Trump, sulme që u zhvilluan pas sulmit me gaz helmues vdekjeprurës, në një qytet rebel në Siri.

Kjo i vë ata në kundërshtim me vende si Rusia, Libani, Irani, Iraku, Algjeria dhe Venezuela, që kanë treguar mbështetjen e tyre për Assad-in në të kaluarën.

Franca dhe Gjermania deklaruan se Assad e mban “përgjegjësinë e vetme” për sulmin e SHBA-ve. Hollande shtoi se sulmi i SHBA-ve ishte ajo çka Franca kishte bërë thirrje që në prag të sulmit kimik në vitin 2013. Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se sulmi amerikan ishte ‘kuptueshëm’ duke parë vuajtjen e popullit sirian.

Të premten, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vlerësoi sulmin ajror duke thënë se ishte një mesazh i fortë dhe i qartë dhe se “përdorimi i armëve kimike nuk do të tolerohet.”

Ai tha: “Izraeli mbështet plotësisht vendimin e Presidentit Trump dhe shpreson se ky mesazh i vendosmërisë në fytyrën e veprimeve të tmerrshme të regjimit të Assad-it do të bëjë të reflektojnë jo vetëm Damaskun, por edhe Teheranin, Penianin dhe gjetkë”.

Sulmet në Sirinë fqinje kanë shqetësuar Izraelin, i cili ka paralajmëruar se do të veprojë kundër armëve kimike që mund të arrijnë Hezbollahun në Liban nga Siria.

Britania mbështeti sulmin me raketa të SHBA-ve, duke e përshkruar atë si një “përgjigje të përshtatshme”, pasi qeveria ka ofruar mbështetjen e saj të plotë për sulmet e urdhëruara nga Trump.

Turqia bëri thirrje për largimin e menjëhershëm të Assad-it të premten, duke shprehur mbështetje për sulmin e raketave amerikane në një nga bazat ajrore siriane.

Turqia, pjesë e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër Shtetit Islamik, ka argumentuar se nuk mund të ketë paqe në Siri nën regjimin e Assad.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, tha: “Është e nevojshme të largohet ky regjim sa më shpejt të jetë e mundur nga udhëheqja e Sirisë”.

Ndërkohë, zëdhënësi i presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, Ibrahim Kalin, tha se sulmi ishte “një përgjigje pozitive” për krimet e luftës të regjimit të presidentit Bashar al-Assad.

Dy zyrtarë të lartë të BE-së kanë ofruar miratim të matur të sulmeve me raketa në bazën ajrore siriane.

Donald Tusk, kreu i liderëve të BE-së tha: “Sulmet e SHBA-ve tregojnë vendosmërinë e nevojshme kundër sulmeve kimike barbare. BE-ja do të punojë bashkë me SHBA-të për t’i dhënë fund brutalitetit në Siri”.

Kreu i Komisionit Evropian tha se ai “i kupton” përpjekjet për të penguar të tjera sulme kimike.

Jean-Claude Juncker tha: “Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar BE-në këto sulme ishin të kufizuara dhe kërkojnë të pengojnë krime të mëtejshme me armë kimike kundër civilëve”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button