Një muaj dënim për Shabanin dhe Smilevskin

Trajneri i Dritës dhe ai i Teteksit Nexhat Shabani dhe Zoran Smilevski nuk do të mundë ti drejtojnë skuadrat e tyre në muajin e ardhshëm. Nexhat Shabani është dënuar shkaku se ishte larguar nga ndeshja në minutën e 87-të në duelin kundër Kozhuvit në fundjavën e kaluar. Sipas komisionit disiplinor ai me ofendime dhe sharje i është drejtuar gjyqtarit kryesor.

Në anën tjetër Smilevski në ndeshjen kur skuadra e tij ishte mysafire e Maxharit, ka pasur një zënkë verbale me kryetarin e ekipit nikoqir, për çka komisioni disiplinor pranë FFM-së, e suspendon atë me një muaj jashtë fushe.

Është ngritur masë disiplinore edhe ndaj ekipit të Ligës së Dytë, Rrufeja, për shkak se ekipi nuk është paraqitur në fushë në ndeshjen kundër Sileksit. Masë disiplinorë është ngritur edhe ndaj ekipit të Shkëndijës për shkak të organizimit të dobët të ndeshjes kundër Bregallnicës, pasi që në fushë ishin hedhur mjete të forta dhe janë pështy gjyqtarët. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button