Tërmet i fuqishëm, tronditet Shqipëria, ndjehet edhe në Maqedoni
Një tërmet i fuqishëm, goditi Shqipërinë. Këto lëkundjet janë regjistruar rreth orës 15:53 minuta.
Sipas Obzervatorit Evropian, tërmeti kishte shkallën 5.0 me epiqendër zonën e Kurbneshit mes Dibrës dhe Rrëshenit.
Dridhja ishte në thellësinë prej 10 kilometrave.
Tërmeti është ndjerë edhe në në Prishtinë, Tetovë, Shkup.