SHBA: Protesta kundër sulmit amerikan në Siri
Në disa qytete amerikane janë mbajtur protesta kundër sulmit të SHBA-s në bazën ushtarake siriane, ndërsa më shumë se qindra protestues kërkuan që presidenti Donald Tramp të përmbahet prej aksioneve ushtarake në Siri.
Protestat e quajtura “Urgjentisht” kryesisht kaluan qetë, ndërsa policia arrestoi disa protestues.
Protestat u organizuan përmes rrjeteve sociale nga ana e Koalicionit ANSEWER, i cili zotohet për ndërperje të luftës edhe kundër racizmit. Ata kërkuan hetim për sulmet.
Protestuesit u tubuan para Kullës së Trampit në Nju-Jork dhe mbanin trasparenta “Para për shkolla, e jo për luftë në Siri”, “Më larg duart nga Siria”. Policia arrestoi disa protestues pasi i paralajmëroi të mos i bllokojnë rrugët.
Në Xheksonvil në Floridë erdhi deri në përleshje mes protestuesve dhe policisë, me ç’rast u arrestuan gjashtë persona.
Protesta janë mbajtur edhe në Uashington, Boston, Los Anxhelos, Çikago, San Francisko, Sietël dhe vende tjera.
Eh, keto jane klyshat Rusise qe i organizojn protestat