Qosja: Jam kundër themelimit të Gjykatës Speciale

Ai ka bërë me dije se në historinë politike të Evropës për herë të parë po bëhen përpjekje të themelohet një gjykatë e tillë.

“Unë jam me zemër e me mendje kundër themelimit të kësaj Gjykate të quajtur Speciale që do të merret me krimet e supozuara të ushtarëve që kanë bërë luftë të drejtë çlirimtare”, ka thënë Qosja për “Epoka e Re”, duke shtuar se gjykatat e tilla edhe dine të shpikin rezultate.

Qosja vlerësoi se institucionet e Kosovës është dashur të jenë më këmbëngulëse ndaj kësaj kërkese dhe kërkesave të tjera ndërkombëtare.
Akademik Qosja ka folur edhe për FARK-un, për të cilin ka thënë se është krijuar me qëllim që UÇK-së të mos i njihet statusi si forcë çlirimtare e Kosovës.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që në rendin e ditës të Gjykatës Speciale do të gjenden edhe pohimet e sotshme të drejtuesve të LDK-së në lidhje me FARK-un.

Lajme të ngjashme

Back to top button