Georgievski: Fitorja e Pendarovskit në rrethin e parë do ti largojë qytetarët nga frika

VMRO-Partia Popullore ka interes që të fitojë në rrethin e parë kandidati i LSDM-së për president Stevo Pendarovski sepse kjo është shumë e rëndësishme për demokracinë dhe se në këtë mënyrë frika do të bie dhe të gjithë qytetarët pastaj do të dalin më lirë që të votojnë për atë parti politike që dëshirojnë t’ia japin votën. 

Kështu ka deklaruar lideri i partisë VMRO-Partia Popullore Lupço Georgievski gjatë takimit me qytetarët në Gjorçe Petrov.

Ai theksoi edhe njëherë qëndrimin e tij se Partia Popullore do të angazhohet maksimalisht për anëtarësimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Back to top button