Boris Xhonson: Britania e Madhe e mbështet BeH në rrugën e saj evropiane

Britania e Madhe e mbështet Bosnjë e Hercegovinën në rrugën e saj evropine më shumë se 20 vjet dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë edhe pas Bregzitit, deklaroi ministri britanik i Punëve të Jashtme Boris Xhonson në një intervistë për “Euroblic”.

“Përmirësimi i stabilitetit dhe sigurisë të Ballkanit Perëndimor për ne është prioritet”, tha Xhonson, duke theksuar se Londra zyrtare është e shqetësuar për ndikimin e ekstremizmit në Bosnjë e Hercegovinë.

Ai theksoi se referendumi eventual për ndarje të njëanëshme të Republikës Serbe do të ishte kundërkushtetues dhe do të ishte shkelje e Marrëveshjes paqësore të Dejtonit.

“Duam Republikë Serbe të fuqishme dhe të suksesshme në përbërjen e një Bosnje e Hercegovine të fuqishme dhe të suksesshme, ndërsa për Milorad Dodik dyertë evropiane janë të hapura” deklaroi Xhonson.

“Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me Qeverinë e Republikës Serbe në luftën kundër ekstremizmit dhe krimit të organizuar, si dhe për përmirësimin e biznes mjedisit”, theksoi Xhonson në një intervistë për Eurobilc.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button