Hejli: SHBA është e gatshëm për aksione të reja ushtarake në Siri

SHBA morën hap shumë të matur, i cili, “në tërësi ishte i arsyeshëm”, kur kryen sulm raketor në Siri për shkak të sulmit vdekjeprurës me armë kimke, deklaroi ambasadorja amerikane në KB Niki Hejli.

“Ne jemi të gatshëm të bëjmë edhe më shumë, por shpresojmë se kjo nuk do të jetë e domosdoshme”, deklaroi ajo në seancën e djeshme urgjente të Këshillit për Siguri të KB-së.

“SHBA nuk do të qëndrojë anash kur do të përdoret armë kimike. Interes vital për sigurinë tonë kombëtare është që ta pengojmë përhapjen dhe pëdorimin e armës kimike”, plotësoi Hejli.

Ajo nënvizoi se SHBA ka insistuar që seanca e KS së KB-së të jetë e hapur për “secilin vend i cili do të vendosë t’i mbrojë krimet e regjimt sirian, atë ta bëjë para syve të opinionit, që mbarë bota të dëgjojë”.

Seanca e jashtëzakonshme e KS-së ishte thirrur me rastin e sulmeve ameriane në Siri, të aprovuara nga presidenti Donald Tramp.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button