KH: Vazhdon diskriminimi ndaj romëve në Maqedoni

Duke e shënuar ditën romëve, Komiteti i Helsinkit (KH) potencon se vazhdon nevoja për mbështetje të vazhdueshme të romëve në luftën e tyre të përditshme me problemet sociale dhe ekonomike, njofton Portalb.mk.

Siç thonë ata, romët si pjesë përbërëse e shoqërisë duhet që të jenë të barabartë me të gjithë qytetarët tjerë të cilët i gëzojnë të gjitha të drejtat.

“Do të kishim dashur që në frymën e shënimit të kësaj dite, ta theksojmë shqetësimin tonë për statusin e romëve në shtet dhe diskriminimin, por edhe getoizimin e vazhdueshëm sistematik. Veçmas jemi të shqetësuar për planet më të reja të cilët bëhen në lagjen e romëve në Shuto Orizare, mes së cilave janë edhe shkolla e re “Shail Jusuf”, në të cilin vazhdojnë që të futen paralele tjera nga shkolla të mesme të Shkupit. Edhe më tej paralajmërimi për ndërtimin e pishinës në të njëjtën lagje, edhe përkundër mospasjes së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, nuk është bërë. Banorët e Komunës ende përballem me problem deri te qasja për mbrojtjen e shëndetit, ndërkaq nuk kanë gjinekolog amë”, thuhet në kumtesën e KH-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button