Vajgël: Askush në BE nuk vlerëson se duhet të ketë zgjedhje të reja në Maqedoni (VIDEO)

“Ende nuk kam dëgjuar ndonjë njëri në Parlamentin Evropian (PE) i cili vlerëson se duhet të shkohet në zgjedhje të reja. Sipas asaj, i PE-së është i njëjtë si ai i Komisionit Evropian (KE), por edhe ai i Tuskit që e deklaroi gjatë vizitës në Shkup”, thotë eurodeputeti Ivo Vajgël në një intervistë për “360 shkallë”, njofton Portalb.mk.

Sulmet e disa personave nga Maqedonia që i thonë se është përkrahës i “të paguarve” dhe Sorosit, i quan budallallëqe dhe nuk do t’i komentojë.

“unë nuk kam kurrfarë lidhje me Sorosin dhe mendoj se insuancat e tilla janë budallallëku më i madh, por nuk dua të marr pjesë në nivel të tillë të debatit në Maqedoni”, tha Vajgël.

I pyetur se cili është qëndrimi i Parlamentit Evropian, në lidhje me atë se kriza në Maqedoni a do të duhej të mbarojë nëpërmjet formimit të Qeverisë ose shpërndarjes së Kuvendit dhe organizim të zgjedhjeve të reja parlamentare, Vajgël thotë se askush në BE nuk vlerëson se ka bazë për zgjedhje të reja.

“Ende nuk kam dëgjuar asnjë njeri nga PE i cili vlerëson se duhet të shkohet në zgjedhje të reja. Sipas asaj qëndrimi i PE-së, KE-së, por edhe i Tuskit, është i njëjtë me qëndrimet që mund t’i dëgjoni nga të gjitha anët, nga NATO, nga përfaqësuesit e shteteve mike, pra të respektohet shumica nga zgjedhjet dhe duhet të shkohet në rrugën drejt normalizimit, procedurave demokratike, që do të thotë se ai që ka shumicë parlamentare duhet të marrë mandat për formim të Qeverisë dhe këtu nuk ka kurrfarë loje. Gjithçka tjetër janë njëfarë interpretimi i lirë qëllimi i së cilës shihet se është zvarritja e procesit të formimit të Qeverisë. Ne kemi shprehur shqetësim, unë i pari si raportues, për krizën kam thënë se nuk ndikon në afrimin e Maqedonisë drejt BE-së. Ne duam Maqedonia stabile”, tha Vajgël.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button