Nëse ka nevojë, MPB është e gatshme ta mbrojë Kuvendin

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) është duke e ndjekur situatën dhe nëse ka shkelje të rendit publik, është e gatshme të reagojë, thonë për “Meta” nga MPB, lidhur me paralajmërimet për hyrje me dhunë në këtë institucion.

“Ministria e Brendshme ka formuar shtab operativ dhe ndjek situatën në terren. Nëse ndodh prishje të rendit publik, Ministria është e gatshme të reagoj”, thonë nga MPB në pyetjen thonë nëse është rritur niveli i sigurisë rreth Kuvendit pas paralajmërimeve të këtilla.

Këto ditë para Kuvendit mund të dëgjohej mesazhi “Populli ju ka ulur në kolltukët e deputetëve, populli do t’ju largojë” si dhe “qindra mijë persona janë gati ta marrin drejtësinë në duart e tyre”.

Mediat të haptazi mbështesin VMRO DPMNE-në filluan të publikojnë tekste me përmbajtje të retorikës ushtarake dhe përmendet “mobilizim vet- nismëtar”, “brigada popullore” dhe “grupe civile që për kohë të shkurtë mund të reagojnë me të gjitha mjetet për pengimin e uzurpimit të institucioneve”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button