Ja se cilët politikanë zotohen se do të japin llogari para qytetarëve në Maqedoni

Para zgjedhjeve presidenciale dhe atyre parlamentare, filloi nënshkrimi i Zotimit për përgjegjësi politike, me anë të së cilës politikanët dhe partitë politike, publikisht detyrohen që funksionet e dhëna ti kryejnë me përgjegjësi  dhe të përfaqësojnë interesin publik si dhe të ushqejnë debatin si formë e komunikimit.

Nënshkrimin e Zotimit e ka iniciuar Fondacioni Metamorfozis nëpërmjet projektit Vërtetëmatës, i cili është përkrahur nga fondacioni amerikan National Endowment for Democracy – NED, me qëllim që të promovojë principet e përgjegjësisë politike si bazë e vlerës demokratike në shoqërinë maqedonase.

Zotimi së pari iu është dërguar katër kandidatëve presidencial, të cilin e përkrahën tre kandidatët, Iljaz Halimi, Stevo Pendarovski dhe Zoran Popovski, kurse ende nuk ka përgjigje nga kandidati i VMRO-së, Gjorgje Ivanov.

Në fillim të kampanjës për zgjedhje parlamentare, Zotimi iu është dërguar gjitha partive politike që do të marrin pjesë, kurse deri më tani përgjigje pozitive kanë dhënë vetëm RDK , GROM si dhe Partia për ndryshime ekonomike.

Përveç partive politike dhe politikanëve, Metamorfozis u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë të cilët duan të arrijnë një politikë më të mirë më të kulturuar në këtë shoqëri si dhe të përforcojnë institucionet nga sistemi duke nënshkruar Zotimin e dhënë në ueb faqen vertetmates.mk.

Lajme të ngjashme

Back to top button