Blero në studion e Rudinës, flet për Afronën dhe Teutën

Blero, ka treguar në studion e Rudinës, si është jeta e tij pas ndarjes me mamanë e Tarës, Teutën.

Diçka që bën shumë përshtypje, është marrëdhënia shumë e mirë mes tij dhe Teutës, por edhe mes së fejuarës së tij, Afronës, me vajzën e Bleros, Tarën dhe ish-gruan e tij, e cila tani është bërë nënë për herë të dytë me një vajzë tjetër.

“Njerëzit habiten si mund të rrijë Teuta dhe Afrona bashkë, por është shumë normale për mua. Teuta është nëna e Tarës. Afrona është e fejuara ime dhe ato domosdo duhet të shkojnë mirë me njëra tjetrën”, ka thënë Blero.

Tara dhe Afrona

Qëllimi kryesor në këto marrëdhënie është sigurisht një jetë e mbushur me dashuri për Tarën. Blero zbuloi që shtëpia e tij dhe e Teutës janë vetëm 200 metra larg dhe ai kalon më shumë kohë tani me të bijën sesa kur ishte ende i martuar. “Tara është gjithçka, është jeta ime”, tha ai duke treguar që ajo rri ku të dojë, ose te mami ose te babi dhe ai nuk mungon asnjëherë, madje së fundmi e kishte shoqëruar në mbledhjen e prindërve në shkollë, ku mësuesit i kishin thënë që te Tara nuk vihet re aspak që i ka prindërit të ndarë.

Blero tregoi që së bashku me Afronën, e cila jeton në Zvicër, kanë menduar që në qershor të fillojnë të bashkëjetojnë në Prishtinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button