Zgjedhjet lokale, Elezi: Të zgjatet mandati për mbajtjen e tyre

Në prag të skadimit të mandatit të pushtetit vendorë ministrja Shyrete Elezi e cila drejton digasterin që rregullon kompetecat e tyre, paralajmëron se do t’i kërkojë qeverisë zgjatjen e mandatit të tyre duke u bazuar në normat ligjore që rregullojnë punën e qeverisë në kushte të jashtëzakonshme, njofton RTVM2.
Sipas saj vendi ndodhet në rrethana të jashtzakonshme prandaj doemos duhet vënë në funkcion mundësitë e tilla ligjore me qëllim që të mos ndërpritet kontinuiteti në punën e komunave.
“Konform ligjit për qeveri ka disa nene në të cilat potencohen punët e qeverisë në kushte të jashtzakonshme dhe ne do të lidhemi kryekëput perms këtyre neneve  dhe do të kërkojmë të merret qëndrimi i përbashkët i cili do të mundësonte zgjatjen e kryetarëve aktual dhe do ta njoftojmë edhe kuvendin.  A do të shpallen zgjedhjet tani a do të shpallen më vonë patjetër të ketë kontinuitet të aktorëve ekzekutiv që për momentin është kryetari i komunës”, tha Shyrete Elezi, ministre e pushtetit lokal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button