Gruevski: Pendarovski është person destruktiv

Lideri i VMRO-së, Nikolla Gruevski në mitingun e mbajtur në Demir Hisar  ka thënë se Ivanov është një person stabil në krahasim nga Pendarovski i cili është  “kallëp i Crvenkovskit”. 

“Gjorgje Ivanov është person stabil. i sinqertë dhe i ndershëm, i cili nuk merret me intriga. Në politikë hyri me një eksperiencë profesionale, kurse tani ka edhe eksperiencë presidenciale. Nga ana tjetër kemi kandidat i cili është kopje e mentorit të tij Branko Crvenkovski. Pendarovski është fjalë ëmbël, por është person destruktiv”, tha Gruevski.

Ai shtoi se Maqedonia ka nevojë për një udhëheqës shteti siç ishte ky gjatë 5 viteve të kaluara, dhe jo persona që karierën e tyre politike e ndërtojnë me konflikte me qeverinë.

 “Para disa ditëve një gazetare pyeti Pendarovskin, se çfarë nuk do të kishit nënshkruar nga ajo që ka nënshkruar Ivanov?, ai u përgjigj se nuk do ta nënshkruante buxhetin, atë të cilin me 24 dhjetor mezi e votuam. Shikoni se për çfarë mentaliteti bëhet fjalë. Ky është i njëjti kallëp i Branko Crvenkovskit, i  cili deshi të hyn me forcë në Parlament, që të ndalojë miratimin e buxhetit, a nëse do të ishte ky president në atë kohë, nuk do të nënshkruante. Me këtë do të ndaleshin pensionet, ndihma sociale dhe do të frenohej vetë shteti. Ky është Pendarovski, sado që të tingëllojë pozitiv”, theksoi Gruevski

Ivanov: Identiteti jonë është si Pirini

Kandidati për president Gjorgje Ivanov edhe sot përsëriti që nuk do të pranojë raporte për vendin të cilët përmbajnë standarde për identitetin dhe në këtë rast ai citoi shkrimtarin maqedonas Petre Andreevski.
“Populli, identiteti është si Pirej, nuk mund të çrrënjoset, nuk mund të humbet, asgjë nuk mund ta shkatërrojë”, citoi Ivanov.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button