Fëmija 1 vjeçar diagnostifikohet me depresion, Ministria e Shëndetësisë:Mjekët të edukohen vazhdimisht

Mjekët kanë konstatuar depresion tek fëmija 1 vjeçarë, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Ministri, Nikolla todorov theksoi se nga 1200 mjekë të testuar, 70% e tyre kanë deklaruar se nuk munden saktë të njohin simptomat e depresionit. Prandaj ata kanë mbajtur ligjërata për edukimin e mjekëve amë për ti njohur shenjat e para të depresionit.

“Konstatuam se këtë vit është dijagnostifikuar depresion tek një fëmijë një vjeçar. Të ngrihet vetëdija, me qëllim që ekspertët në këtë fushë, specialistet, profesorët, të merren me këtë aspekt, me qëllim që të mos përsëritet e njëjta. A është ajo rezultat I dijagnostifikimit të gabuar, duhet ta vërtetojnë ekspertët”, u shpreh Todorov, transmeton Tv 21.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se sipas të dhënave të “termini im” 55 mijë pacientë janë drejtuar për të marrë antidepresiv shkaku depresionit në Maqedoni. Ndërsa siç thonë nga atje është me rëndësi që mjekët të jenë të edukuar për ti vërejtur shenjat e para të depresionit. Kryetari i Shoqatës së mjekëve theksoi se Maqedonia qëndron shumë më mirë, duke pasur parasysh se pqërqindja e kësaj dijagnoze është shumë më i ulët sesa ajo që u paraqit nga Organizata Botërore për Shëndetësi.

“Detyra jonë është që të vazhdojnë me edukimin e mjekëve që të ngrihet në një nivel më të lartë. Ashtu si rritet popullata e Maqedonisë, ashtu edhe shëndetësia zhvillohet. Në rajon ka vende që janë edhe më poshtë se ne të ranguan në shëndetësi. Mjekët tonë kur shkojnë jashtë shtetit në vendet më të zhvilluara, vlerësohen shumë”, tha Goran Dimitrov, Kryetr i Shoqatës së mjekëve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se numri i personave që jetojnë në depresion është rritur për më shumë se 18% në krahasim me periudhën ndërmjet viteve 2005 dhe 2015. Të dhënat për personat e prekur për vitin 2016 në Maqedoni do të publikohen në maj të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button