Në Gazi Babë, 5 sirianë të paevidentuar, Memeti: U mbyllën në mënyrë të jashtëligjshme

Pesë sirianë të cilët policia i ka gjetur në Stacionin Hekurudhor në Shkup me bileta të blera për në Gjevgjeli, janë arrestuar dhe janë dërguar në Qendrën Pranuese për të Huajt “Gazi Baba” dhe janë mbajtur të mbyllur në mënyrë të fshehtë, derisa rastësisht nuk i ka gjetur ekipi i Avokatit të Popullit, i cili bëri një vizitë të paparalajmëruar të martën në këtë qendër.

Pesë burra nga Siria janë privuar nga liria në mënyrë të paligjshme, edhe pse kanë pasur dokumente, thanë nga zyra e avokatit të popullit në brifingun e sotëm për gazetarë.

Sipas Avokatit të Popullit, mënyra e këtilla e veprimit të drejtuesit dhe personave zyrtarë në Qendër paraqet shkelje e ashpër e rregullativës ligjore dhe thekson në praktikë të mundshme tanimë të vendosur të mbajtjes kundërligjore dhe mos evidentim të personave në Qendërtransmeton RTM.

Për Avokatin e Popullit, Ixhet Memeti, veçmas është shqetësues fakti se drejtuesi dhe personat zyrtar në Qendrën Pranuese janë përpjekur që t’i fshehin sirianët dhe punën e tyre joligjore, me dhënie të informatave të rrejshme për gjendjen aktuale të personave të mbajtur.

Pas insistimit të ekipit nga Zyra e Avokatit të Popullit personat menjëherë janë liruar nga Qendra e pranimit për të huaj me urdhër me gojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button