Juve, Benfica, Sevila dhe Valencia në gjysmëfinale

Pasi pothuajse e ka siguruar titullin në Serie A, Juventusi po tregohet i fortë edhe në Europa League. Skuadra e Antonio Contes ka arritur në gjysmëfinale duke mposhtur Lionin edhe në ndeshjen e dytë. 

Juve arriti fitore me rezultat 2:1 në Torino. Juventusi ka arsye më shumë për të fituar këtë trofe pasi që është nikoqir i finales në këtë garë.

Ekipet tjera që u kualifkian janë, Benfica, Sevila dhe Valencia. Kjo e fundit në një ndeshje dramatike, ka eliminuar Baselin e Taulant Xhakës dhe Naser Alijit. 

Edhe pse Baseli erdhi në Valenci me rezultat të lartë 3:0, Valencia barazoi shifrat në kohën e rregullt, ndërsa pas vazhdimeve shënoi edhe dy gola, duke përmbysur gjithçka për rezultat përfundimtar 5:3. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button