Pendarovski: Kërkoj votën tuaj sepse unë do ju bashkoj

Kandidati i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Stevo Pendarovski, para tetovarëve sonte ka kërkuar, votën e tyre për ti bërë bashkë popullatën e Maqedonisë dhe jo për ti ndarë ata në, tonët dhe të atyre.

Kjo është një lloj recetë e cila shkatërron dhe nuk e bashkon shtetin deklaroi Pendarovski, duke kritikuar VMRO-DPMNE-në se i ndan qytetarët e Maqedonisë, kur kërkon 63 deputetë.

Ai me këtë rast ka deklaruar para të pranishmëve se, nuk duhet kthyer pas në histori, por duhet shikuar përpara edhe atë bashkërisht.

 “Me këtë stil të politikës, me këtë lloj retorike dhe ndarje të njerëzve në tonët dhe tuajt, ne do kthehemi në vitet e nëntëdhjeta, kur më shumë dyshonin më komshiun tonë dhe kolegun se sa i besonim atij. Maqedonia nuk meriton në vitin 2014, një retorikë të tillë politike, ajo duhet ti takoj historisë, harresës duhet ta harrojmë këtë stil politik dh eta lëm pas nesh sepse nuk na shpie përpara. Shteti çohet përpara mbi bazën e solidaritetit mes njerëzve, nuk thërrasim njërën palë ti kritikoj tjerët apo ti izolojnë të tjerët. Ose do shkojmë bashkë përpara ose nuk do ketë lumturi për askënd”, tha Pendarovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button