RDK: Nëse BDI i plotëson këto katër kërkesa, ne nuk do kërkojmë mandat

RDK del me një propozim konkret për BDI-në e cila dëshiron të manifestojë dhe të forcojë superioritetin partiak si parti e vetme duke i akuzuar partitë tjera për përçarje te votës.

RDK përmes sekretarit të përgjithshëm Izet Zeqiri ka theksuar sot se nëse BDI nuk do rivalitet konkurrues, atëherë të deklarohet se a është e gatshme të nënshkruaj në sy të shqiptarëve se a është e gatshme që këtë vit pra 2014 të realizojë kërkesat e shqiptarëve. 

“Me që BDI dëshiron të manifestojë dhe të forcojë superioritetin partiak si parti e vetme duke i akuzuar partitë tjera për përçarje te votës, ne si RDK kemi propozim konkret. Ne si RDK mundë edhe të mos jemi përçarës në këto zgjedhje nëse BDI do pranon dhe do të nënshkruaj në sy të shqiptarëve se këtë vit 2014 do të realizoj kërkesat e shqiptarëve. Edhe atë si vijon këto kërkesa: 1. Deri 30.06.2014 miraton Ligjin për të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të UÇK-së, invalidëve të luftës dhe familjeve të tyre. 
2. Deri 30.09.2014 ndryshon ligji i buxhetit me qëllim qe te drejtat e shqiptarëve qe votohen me votim te dyfishte Badinter – zërat e buxhetit për ato te drejta siç është arsimi, kultura, shkenca, muzetë, përmendoret, trashëgimia kulturore dhe investimet kapitale ne këto sfera te sillen me Badinter. 
3. Deri 31.12.2014 të miratohet propozim ndryshimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni. 
4. Deri 31.12.2015 të arrihet përfaqësimi i drejte dhe adekuat 25.17% të punësoni edhe 22.800 shqiptarë që të mos diskriminohemi nga 45 milion euro ne vite ne emër te pagave”, tha Zeqiri. 

Lajme të ngjashme

Back to top button