Ahmeti: Shqetësim e kemi si t’i realizojmë projektet në platformën tonë

Kryetari i BDI-së dhe kryesuesi i Listës në Njësinë numër 6, Ali Ahmeti mbajti fjalim para banorëve të Bogovinës me ç’rast tha se si shqetësim në platformën politike është fakti se si do t’i realizojmë këto projekte madhore që janë në dobi të brezave të ri që vijnë pas nesh.

 “Po hyjmë në një fazë shumë të rëndësishme, në dekadën e dytë të MO-së me çka kemi analizuar të gjitha punët që janë bërë brenda këtyre 10 viteve, po shohim se çështja kombëtare shqiptare ka hyrë në binarë pa kthim pas. Kuptohet se ka akoma punë për të bërë por çështjet kanë lëvizur përpara pa kthim pas. Shtrohen si probleme që duan guxim, veprim, studim, si do të ecim në këtë dekadë pas nënshkrimit të MO-së. Sigurisht që vendi ka nevojë për politika të qëndrueshme, për politika avancuese në të gjitha drejtimet. Nevoja më e madhe është për vende të reja të punës, avancim në fushën e ekonomisë e blegtorisë me qëllim që njerëzit tanë të mos shohin të ardhmen e tyre jashtë syve të prindërve dhe familjes. Si shqetësim në platformën tonë politike është fakti se si do t’i realizojmë këto projekte madhore që janë në dobi të brezave të ri që vijnë pas nesh. Ne duhet të vendosim dhe të materializojmë standardet njëjtë sikur në Evropë. Tregu kërkon dhe ka nevojë edhe ai i Evropës por edhe i rajonit, por kërkon standarde. Ne në aspekt studimor kemi biseduar me të gjithë ku ishim, ne kemi kushte për zhvillim të bujqësisë dhe blegtorisë, kemi mundësi të përkrahim edhe më tej investitorët që kanë fabrikat e tyre, duke qenë në kontakt të përhershëm dhe duke qenë në kontakt me ekspert të ndryshëm, tha Ahmeti.

Ai shtoi se, me mbështetjen e shqiptarëve, BDI do të sigurojë fuqi më të madhe në qeverinë e ardhshme, porse njëkohësisht do të dinamizojë edhe procesin e integrimeve euroatlantike.

Lajme të ngjashme

Back to top button