Thaçi: Ahmeti shet stilla me bilborda dhe thotë se është bos

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në takimin e sotëm me banorët e Tetovës në hotel  “Liraku”, kritikoi ashpër kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti për sjelljen e tij dhe nënçmimin që sipas tij i bëhet popullit shqiptarë.

“Ali Ahmeti po shet pamje dhe stilla, 7 bilborda te hyrja e parë e Tetovës dhe thotë jam bosi i shqiptarëve. Po ata fëmijë që i ke lanë jetim, që janë mbi 500, a janë bosa ata? Ato nëna që i ke vesh me t’zeza për karrierën tënde politike, janë bosa ato? Po ata fëmijët nëpër Shkup që përgjakën çdo dit janë bosa ata? Po ke sjellë para drejtësisë një maqedonas për maltretimin e fëmijëve shqiptar? Jo. Po si guxon të sillesh kështu, cili është ky nënçmim ky poshtërim që iu bën shqiptarëve. Poshtërimi është ky se të mbështesin deri diku maqedonasit, që të shkelin mbi dinjitetin e njerëzve, mbi dinjitetin e shqiptarëve, për shkak se nuk i respekton shqiptaret”, tha Thaçi.

Ai po ashtu e quajti mashtrim kërkesën e BDI-së për të fituar 25 deputetë që ti mbroj shqiptarët nga Nikolla Gruevski.

“Ajo vogëlushja e Ahmetit thotë mi jepni 25 deputet ti mbroj shqiptarët nga Gruevski. Gruevski thotë mi jepni 62 deputet t’ju mbroj nga Ahmeti. Unë ju them ma jepni vetëm 1 votë më shumë se Ahmetit dhe Gruevski le ti bëje jo 62, por edhe 100 unë e heq zvarë”, shtoi Thaçi.

Lajme të ngjashme

Back to top button