Lika nga Sellca : vota për PDSH , votë kundër çështjes kombëtare

Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka pasur një takim me banorë e Llacës  Vicës dhe Sellcës, ku të pranishëm kanë qenë kandidatë për deputet në njësinë zgjedhore numër gjashtë, Hazbi Lika , Xhevat Ademi , Shpresa Hadri si dhe kryerja e komunës së Tetovës Teuta Arifi  ,kryetari i këshillit Hisen Xhemaili dhe Drejtori  i fonit Xhemali Mehazi.

Para të pranishmëve kandidati për Deputet Hazbi Lika tha se ” ne e nuk kemi ardhur për t’u thënë  se çka duhet të bëni pasi që ju e dini se me 13 prill duhet të honi një JO të madhe,votimeve , por duhet tu thoni atyre që janë  të luhatshëm se një votë për PDSH-në është një votë kundër çështjes kombëtare,  dhe me 27 prill ti japim fund kësaj strukture që u krijua nga UDB-ja dhe DBK-ja , dhe të gjithë atyre anëtarëve të PDH-së ti rireshtojmë ndokund. Mendoj se ky është momenti i fundit ku duhet të shkartohet kjo strukturë” tha Lika.

Në këtë takim me banorët e Selcës fjalë pati edhe kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, Xhemali Mehazi , Xhevat Ademi dhe Hisn Xhemaili.

Lajme të ngjashme

Back to top button