BDI nuk ndau para për xhamitë edhe pse premtoi

Objektet fetare të cilat janë nën përkujdesje të Bashkësisë Fetare Islame, ndërtohen dhe rikonstruohen vetëm me donacione nga vendi si dhe nga diaspora, kurse shteti nuk ndan asnjë denarë për to.

BDI premtoi me të madhe, por asnjë nga xhamitë e përmendura në platformën e tyre nuk e pa dritën e këtyre premtimeve.

Zëdhënësi i BFI-së, Abaz Islami bën të ditur se të gjitha xhamitë që janë ndërtuar dhe që janë rregulluar deri më tani nuk kanë marrë asnjë denarë nga shteti, të gjitha shpenzimet janë mbuluar nga donacionet e ndryshme.

“BFI përkujdeset për gjendjen e xhamive në vend dhe deri më tani asnjëherë nuk ka pasur ndonjë ndihmë në të holla për investime, por të gjitha shpenzimet janë mbuluar nga qytetarët si dhe nga diaspora e cila nuk ngurron të ndihmojë kur bëhet fjalë për ndërtimin apo rregullimin e ndonjë xhamie”, tha për Portalb, Islami.

Ai përgënjeshtroi atë që thuhet në platformën e BDI-së, se do të projektohet plani dhe se do ndahen mjete për ndërtimin dhe rregullimin e Arasta xhamisë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Premtimi i BDI-së në platformën e vitit 2011

“Momentalisht është duke u punuar dhe është duke u ndërtuar xhamia Arasta në Çarshinë e vjetër të Shkupit. Ne i ruajmë vlerat kulturore islame dhe ky objekt i vjetër është duke u ndërtuar më shumë kujdes  duke mos humbur trashëgimitë kulturore. Sa i përket mjeteve financiare, asnjë mjet nuk është dhënë nga qeveria, por është financuar nga donator nga Turqia si dhe nga disa vendor”, theksoi Islami i cili shtoi se është çështje kohe lëshimi në përdorim i kësaj xhamie.

Abaz Islami ceki se shumë xhami që dikur kanë ekzistuar, tanë më nuk janë dhe disa janë jofunksionale dhe se për ndërtimin e tyre lëre që nuk janë ndihmuar por edhe janë penguar nga shteti.

“Është e pa logjikshme që në një vend multikonfesionale të bëhet një gjë e tillë. Ne lëre që nuk ndihmohemi fare nga shteti, gjithashtu pengohen iniciativat tona për ndërtimin apo rindërtimin e xhamive që kanë ekzistuar dikur, siç është Burmali xhamia dhe xhamia e Prilepit e shumë të tjera”, tha për Portalb, Islami.

Në vendin e Burmali Xhamisë që nga janari po ndërtohet me të madhe. BDI as që e përmend më këtë çështje.

Përderisa në Qendër të Shkupit po realizohet projekti antishqiptarë “Shkupi 2014”, duke ndërtuar objekte të ndryshme si dhe kishë me para nga buxheti i shtetit, Bashkimi Demokratik për Integrim  as në mbledhjet e kryesisë nuk diskuton për vendin e Burmali xhamisë

Ditë më parë kryetari i Çairit, Izet Mexhiti vizitoi xhaminë në ndërtim në lagje të Çairit. Por kjo xhami është ndërtuar me bashkëpunimin mes një donatori privat dhe Komunës së Çairit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button