fbpx

Pesë sirianë janë mbajtur fshehur në Qendrën Pranuese “Gazi Baba”, zbuloi Avokati i Popullit

Pesë sirianë të cilët policia i ka gjetur në Stacionin Hekurudhor në Shkup me bileta të blera për në Gjevgjeli, janë arrestuar dhe janë dërguar në Qendrën Pranuese për të Huajt “Gazi Baba” dhe fshehur janë mbajtur në çelës, derisa rastësisht nuk i ka gjetur ekipi i Avokatit të Popullit, i cili ka ardhur në vizitë në Qendrën të martën. Pesë burra të burgosur dhe kidnapuar nga Siria janë privuar nga liria në mënyrë të paligjshme, pasi që kanë pasur dokumente, thonë nga avokati popullor, njofton Portalb.mk.

Ajo çfarë është më e tmerrshme, thonë nga ekipi i Mekanizmit Preventiv Nacional (MPN), i cili i ka zbuluar emigrantët e mbyllur, është se ata askund nuk kanë qenë të evidentuar se kanë hyrë dhe se janë gjendur në Qendrën për Pranim të të Huajve në Gazi Babë. Askush nuk e ka ditur se atje ka pesë sirianë të burgosur. Këtyre njerëzve derisa kanë qenë të burgosur, disa orë nuk u është dhënë ushqim, nuk është siguruar përkthyes në gjuhën arabe, nuk e kanë ditur se janë burgosur, nuk është siguruar e drejta e mbrojtjes. Ndërkaq me kërkesë të MPN-së, kanë qenë të liruar, megjithatë prapë nuk janë evidentuar, edhe pse ajo është obligim ligjor e autoriteteve të Maqedonisë sipas standardeve ndërkombëtare, transmeton SDK.

Për Avokatin e Popullit, Ixhet Memeti, veçmas është shqetësuese se drejtuesi dhe personat zyrtar në Qendrën Pranuese janë përpjekur që t’i fshehin sirianët e fshehur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button