Hasani: Lajmi për kandidimin tim për kryetar të Komunës së Çairit, i pavërtetë

“Lajmi për kandidimin tim si kryetar Komune të Çairit është i pavërtetë. Demantoj çdo informatë të tipit të tillë dhe hedh poshtë lajmin e publikuar sot nga ANTPRESS se gjoja unë jam propozuar nga kryesia qendrore e BDI-së që të garojë për postin e kryetarit të Komunës së Çairit”, ka shkruar Hasani, në profilin e tij në “Facebook”, njofton Portalb.mk.

Siç shkruan ai, portali “ANTPRESS”, nuk e ka kontaktuar “as atë e as zyrën për informim të BDI-së”. “Kërkoj nga stafi i këtij mediumi që të kërkojë falje nga lexuesit e tij për ‘gafën e tyre dhe për jo-profesionalizmin. Përndryshe, do të shfrytëzoj të gjitha masat ligjore që e vërteta të del në shesh”, shrkuan Hasani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button