Gazi, Putin paralajmëron BE-në

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar liderët evropianë se vonesat e Ukrainës në pagimin e gazit rus ka krijuar një “situatë kritike”.

Tubacionet tranzit në Ukrainë çojnë gazin rus në vende të ndryshme të BE-së dhe ekziston frika se tensionet aktuale mund të çojnë në shkurtimin e furnizimeve të gazit.

Kompania shtetërore ruse e gazit “Gazprom” deklaron se borxhi i Ukrainës për furnizimet me gaz ka shkuar mbi 2 miliardë dollarë, ose 1.4 miliardë euro.

Në një letër dërguar liderëve evropianë, presidenti Putin paralajmëroi se “situata kritike” mund të ndikojë në dërgimin e gazit të ditur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Sipas zëdhënësit, zoti Putin sugjeroi marrjen e masave “speciale” pa u menduar shumë. Pothuajse një e treta e gazit natyror në Bashkimin Evropian vjen nga Rusia.

Përplasjet e mëhershme për gazin mes Moskës dhe Kievit kanë çuar në ndërprerje të theksuara furnizimi për vende të ndryshme të BE-së. Vetë Unioni deklaron se ka rezerva gazi dhe teknologjinë e duhur për t’u përballur me një ndërprerje të mundshme.

Ndërkohë, një grup evropian për të drejtat e njeriut i ka hequr Rusisë të drejtën e votës. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, që monitoron të drejtat e njeriut në 47 vendet anëtare, përfshirë Rusinë, mori të enjten vendimin në fjalë.

Duke protestuar aneksimin e Krimesë nga Moska, APKE pezulloi të drejtën ruse të votës dhe bashkë me të të drejtën e Rusisë për të marrë pjesë në misionet vëzhguese. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button