Ish kryeministri kroat dënohet me 4,5 vjet burg

Ish kryeministri kroat Ivo Sanader sot pas procesit gjyqësor katërvjeçar, në mënyrë jo të plotfuqishme është dënuar me 4,5 vjet burg pas kauzave se në vitin 2009 ka marrë 17 milionë kuna (2,28 milionë euro) “provizon” gjatë blerjes së një ndërtese nga ana e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, në krye të së cilës ishte Petar Çobankoviq.

Siç njoftoi HINA, sipas akuzës në rastin “Planinska” paratë kanë shkuar në llogari të kompanisë Stjepan Fioliq, ish funksionar i lartë HDZ-së të Sanaderit.

Sanader nuk do të shkojë në burg derisa aktvendimi nuk bëhet i plotfuqishëm.

Ish kryeministri i Kroacisë nga fillimi i procesit, e deri në gjykimin e fundit, i hodhi poshtë akuzat me të cilat, mes tjerash, bazoheshin në pranimin e Çobanoviqit, i cili më pas bëri marrëveshje me gjykatën.

Gjykata Kushtetuese më 25 nëntor të vitit 2015 e shfuqizoi aktgjykimin kundër Sanaderit nga vitit 2012 për rastet me “Hipo” dhe “Ina MOL”. Paraprakisht, Sanader u arrestua në Austri në tentim për ikje në vitin 2010, me ç’rast edhe u ekstradua në Kroaci.

Sanader mbrohej në liri me kaucion prej 12,4 milionë kuna (1,66 milionë euro).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button