Drejtues të muslimanëve shqiptarë: Në Luginë s’ka vehabi, Serbia bën propagandë

Se ka vehabizëm apo jo në Luginën e Preshevës  e kanë mohuar pos imamëve të Luginës së Preshevës edhe Myftiu i Republikës së Kosovës Naim Tërnava, kryetar i BIK-ut dhe dr. Shefqet Krasniqi, imam i Prishtinës.

Loja me  këtë term “vehabi” sipas tyre, është propagandë serbe. Për ktë dëshmon edhe ditë më parë  gazeta serbe “Kurir” e cila në titullin e shkrimit të saj propagandues «Vehabija në policinë serbe në Preshevë”  gazeta serbe ka “zbuluar” se një polic shqiptar i cili mban uniformën e policisë serbe dyshohet  për “terrorist “ pse ai po i falka pese “vakte” ! Të gjithë muslimanët në fakt duhet të pesë vakte, thonë rregullat e Islamit.

“Ka përfunduar koha e neo-komunistëve të cilët duan të shohin mbylljen e xhamive. Janë ato propaganda të serbëve se në Kosovë apo Luginën e Preshevës gjoja paska ekstremistë apo  vehabistë. Shoqëria kosovare sot ka shënuar progres të vlerave duke shikuar perspektivën dhe ndërtuar të ardhmen e vetë në baza të shëndosha të tolerancës dhe respektit ndaj besimeve tjera në trojet tonë “, ka pohuar myftiu Tërnava për “Presheva jonë”.

Pyetjes se ka apo nuk ka vehabizëm apo  ekstremizëm në Kosovë, imam i Prishtinës dr.Shefqet Krasniqi është përgjigjur shkurt: „Në realitet vehabizmi nuk ekziston, unë edhe më herët kam thënë se shprehja ”vehabizëm” dhe etiketimi i një grupi të myslimanëve se janë vehabista është shpifje e barabartë me atë çka na thonin dikur neve serbët se ne jemi separatistë e çka jo tjetër deri edhe terroristë..”

“Në Luginën e Preshevës ende ka individë e hoxhallarë që mbahen me Beogradin dhe propagandojnë se në rajon ka vehabi” ka deklaruar  Mr.Sabri Bajgora , krye-imam i Kosovës për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë”.

Sipas tij, ”Muslimanët e Luginës së Preshevës, ata nuk duhet t’ia mbajnë as kah Beogradi e as kah Tirana, por përfundimisht të orientohen kah Prishtina. Këtë e kemi të sanksionuar edhe në Kushtetutën e BIK-ut dhe mendoj se asnjë alternativë tjetër nuk vjen në shprehje. Jam i vetëdijshëm se ende ka individë që më me qejf kanë dëshirë të bashkëpunojnë me Beogradin, por popullata dhe shumica dërmuese e imamëve të Luginës, janë përcaktuar se Kosova, është e vetmja alternative e natyrshme.”/ Presheva Jone

Lajme të ngjashme

Back to top button