Maqedoni, ja çfarë e shkakton depresionin te qytetarët

Rritja e numrit të recetave të dhëna për depresion sipas Shtëpisë së Shëndetit Publik e Maqedonisë ka ardhur si pasojë e gjendjes së vështirë ekonomike dhe rritjes së kërkesave dhe dëshirave jetësore të cilat qytetarët nuk mund t’i realizojnë në Maqedoni, njofton Portalb.mk. Shenjat që e karakterizojnë depresionin është mungesa e disponimit, brengosje e vazhdueshme, pasiviteti, shmangia nga kontaktet sociale apo izolimi social, qarje e shpeshtë pa ndonjë shkak dhe humbje e shpresës për jetë. Rastet ekstreme të depresionit mund të nxisin edhe mendime suicidale (mendime për vetëvrasje).

Vesna Popovska Zotovska
Vesna Popovska Zotovska

“Gjendja e vështirë ekonomike në Maqedoni, rritja e dëshirave dhe kërkesave për jetë dhe pamundësia që të njëjtat të realizohen ka bërë që depresioni të jetë edhe më i pranishme në popullatën e Maqedonisë. Shkaku se qytetarët preken gjithnjë dhe më shumë nga kjo sëmundje, ka bërë që të rritet numri i recetave për të nga ku FSSHM-ja në vitin 2016 ka shpenzuar më shumë para në krahasim nga viti 2015”, tha mjekja nga Shtëpia e Shëndetit Publik i Maqedonisë, Vesna Popovska Zotovska.

Ajo tregoi gjithashtu se ka raste kur në Maqedoni, Diazepami përdoret edhe nga personat nën moshën 18 vjeçare dhe vlerëson se e dobishme në këtë situatë është sjellja e ligjit që i njëjti të mos blehet në barnatore pa receta.

Por shton se “marrja e recetave për përdorim të Diazepamit nga neuro-psikiatrit, nuk do të thotë se ata nuk e bëjnë punën si duhet, por se qytetarët vendosin të shërohen atëherë kur për to nuk do të kenë efekt antidepresivët, por vetëm sedativët”.

Ajo rekomandon, se për tu ulur numri i përdorimit të Diazepamit, duhet që të bëhen kontrolle të hershme dhe të shpeshta tek psikologu dhe neuro-psikiatri që sa më herët të fillohet me trajtim.

Shenjat që e karakerizojnë depresionin janë: mungesa e disponimit, brengosje e vazhdueshme, pasiviteti, shmangia nga kontaktet sociale apo izolimi social, qarje e shpeshtë pa ndonjë shkak dhe humbje e shpresës për jetë. Rastet ekstreme të depresionit mund të nxisin edhe mendime suicidale (mendime për vetëvrasje).

Antidepresivët janë ilaç trajtimi për depresionin. Ato punojnë në kemikalet në tru që ta përmisojë gjendjen shpirtërore. Nuk e shërojnë depresionin, por i lehtësojnë simptomat të cilat mund të bëjnë të merrni aksion ta tejkaloni depresionin. Trajtimi me antidepresiv duhet vazhduar edhe pas shërimit sepse simptomat shfaqen sërish me lehtësi pas ndërprerjes së ilaçeve. Trajtimi me ilaçe zgjat zakonisht gjysmë deri në një vit dhe gjatë kësaj kohe ilaçet duhen përdorur rregullisht çdo ditë. Për përfundimin e medikamenteve duhet të këshillohet me mjekun. Si lloje të shpeshta të antidepresivëve janë: nefazodoni, trazodoni, mitrazapina dhe brupopini.

Sedativët janë barna të cilat përdoren për sëmundje trupore përdorimi i të cilave sjellë deri te largimi i dhimbjes dhe shërimit nga sëmundja e caktuar.

Ndryshe, Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Maqedonisë (FSSHM) ka shpenzuar 6 milion e pesëqind mijë euro për dhënien e recetave për depresion.

LEXO: Shkup, paraqitet “Përmendorja e Diazepamit”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button