Në prag të zgjedhjeve zbulohen votues nga banesa që nuk ekzistojnë!

Ekipi i Civili-t edhe sot vazhdoi me hulumtime në lagjen e Kisella Vodës në Shkup, pas zbulimit të djeshëm për votues në listën e zgjedhësve që janë të regjistruar në adresa joekzistuese. Gazetarët tanë sot konstatuan se në rrugën “Petar Delan” banesa me numër 10 nuk ekziston fare, edhe pse qëndron në listën zgjedhore.  

Gjithashtu, po në të njejtën lagje, në adresën “Mihail Çakov” numër 7 ka vetëm 3 hyrje, ndërsa në listen zgjedhore janë evidentuar 6. Në bazë të këtyre informatava, në listën e zgjedhësve ka 15 persona që janë të regjistruar, edhe pse adresat e tyre praktikisht nuk ekzistojnë.  

Kryetari i Civilit, Xhabir Deralla u deklaroi sot mediumeve se organet kompetente duhet t’i zgjidhin këto lëshime që të kemi zgjedhje të lira me rezultate korrekte.  “Mund të anulohet procesi zgjedhor, nëse do të vërehen parregullësi, mund të përkujtojmë atë që e kemi thënë dje në konferencën për shtyp për parregullsitë në procesin zgjedhor.  Partitë politike dhe veçanërisht institucionet kompetente në vend duhet të ndërmarrin masa për parandalim pasi që me të vërtetë kemi proces jocilësor”, tha Deralla.

Gjithashtu, në lagjën Kisella Voda në listën e zgjedhësve ka persona të evidentuar në adresa që nuk ekzistojnë. Sipas listës zgjedhore në rrugën “Petar Delan” numër 1, jetojnë zgjedhës në hyrjen e parë, banesa 22 dhe në hyrjen e dytë  banesa 25. Ndërkohë që të dyja hyrjet kanë nga 17 banesa. Veç kësaj, provuam se ne të njëtjtën rrugë një ndërtesë ka vetëm 2 hyrje, ndërsa në listen e zgjedhësve janë evidentuar votues që banojnë në hyrjet joekzistuese nga numri 3 deri 9.

Civili nuk ka marrë ende përgjigje nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor pas kërkesës që dërgoi që të rishqyrtohen edhe njëherë listat për vendet ku janë evidentuar këto parregullsi.

Lajme të ngjashme

Back to top button