Me para të organizatave të huaja, do të rregullohet deponia Rusino

Me para të UNDP-së dhe të agjencisë zvicerane për zhvillim, do të rregullohet deponia  rajonale Rusino. Këtë e deklaroi kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, pas takimit me ministrin për Mjedis Jetësor dhe  Planifikim Hapësinor, Bashkim Ameti, njofton Portalb.mk.

Projekti, ashtu siç tha Arifi, ka për qëllim që ta zgjidh problemin me mbeturinat në rajonin e Pollogut.

“Nga UNDP dhe nga agjencia zvicerane për zhvillim do të sigurojmë 7 milionë euro. Me këto para do të rregullohet deponia Rusino, e cila  duhet të punojë sipas të gjitha standardeve dhe atje duhet në mënyrë të pandalur dërgohen mbeturinat. Me këtë deponi, pasi që të rregullohet, do të menaxhojnë ndërmarrjet komunale nga rajoni i Pollogut, të cilët më parë duhet të trajnohen në lidhje me këtë menaxhim” ,tha  Arifi.

Kryetarja e Tetovës Arifi, gjatë kohës së takimit me ministrin Ameti e ka pranuar dokumentacionin për tubacionet nga sistemi i ri i ujësjellësit, me të cilën praktikisht kompetenca për ujësjellës është transferuar te Komuna e Tetovës.

Arifi tha se nga fundi është ndërtimi i stacionit të filtrit nga ujësjellësi dhe pritet që në këtë pranverë të lëshohet në përdorim sistemi i ri.

“Ka pasur disa ditë prove të filtër-stacionit, pres që të kontrollohen edhe filtrat, të lëshohet rryma dhe përfundimisht të lëshohet në përdorim, ndërkaq me atë të lëshohet edhe ujësjellësi i ri, me të cilin do të zgjidhet problemi i dekadës me furnizim të ujit në qytetin tonë”, tha Arifi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button