fbpx

Edhe Liga e Parë luan të shtunën

Federata e Futbollit të Maqedonisë ndërron mendje pas ndërhyrjes nga Ministria e Punëve të Brendshme. Ndeshjet e xhiros 27 luhen të Shtunën.

Përballjet e xhiros së 27-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë, ne përjashtim të duelit Bregallnica – Makedonija Gj.P, do të luhet të shtunën. 

Edhe pse nga Federata e Futbollit të Maqedonisë fillimisht dolën me qëndrim se nuk ka ndryshim të orarit të ndeshjeve të xhiros së radhës, ata ndërrojnë mendje pas rekomadimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme. 

Në adresë të FFM-së ka arritur rekomandim nga MPB që të dielën (13 prill 2014) mos të ketë ndeshje futbolli, për shkak të zgjedhjeve presidenciale që do të zhvillohen në vend dhe angazhimeve të shumta që forcat policore do të kenë në këtë drejtim. 

Dyshet e xhiros së 27-të:
Pelisteri – Metalurgu (e shtunë, ora 15)
Rabotniçki – Gostovari (e shtunë, ora 16)
Euromilku – Shkëndija
H. Turnova – Napredoku
Vardari – Renova (e shtunë, ora 20)
Bregallnica – Makedonija Gj.P (e diel, ora 16)

Lajme të ngjashme

Back to top button