Milloshoski kundër zbardhjes së rastit “Monstra”

“Qëllimi i PSP-së/LSDM-së për “Qeveri të re reformuese” është që përpara Pashkëve në mënyrë të dhunshme të zgjidhet kryetari i Kuvendit, ndërkaq në Qershor të ngritën mbi 20 akuza të pabaza kundër kundër anëtarëve të VMRO-DPMNE-së të cilët i zbardhin politikat e dëmshme të Zaevit. Deri në fund të vitit do të duhet që PSP të gjejë “gjykatës  të pavarur” të cilët do t’i lirojnë të akuzuarit e rastit “Monstra” dhe “Lagjja e Trimave”, ndërkaq për atë Zaev do të lirohet nga akuza në lëndën “Ryshfeti”. Por, nuk do të ju kalojë”, shkruan deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, i cili së fundmi është nën hetim të Prokurorisë Speciale për pronën e tij, njofton Portalb.mk.

Specialja assesi ta merr  në duar rastin “Monstra”

Rasti “Monstra” ende nuk po arrin në duart e Prokurorisë Speciale, pasi që në njërën anë nuk është votuar ligji për dëshmitarët e mbrojtur dhe nga ana tjetër, Këshilli i Prokurorëve nuk e jep lëndën.

“Sjellja e ligjit për dëshmitarët e mbrojtur dhe ndryshimet që ne i kërkuam, janë kyçe për shumë lëndë, në mesin e të cilëve janë “Monstra” dhe “Sopoti”, tha prokurorja e PSP-së, Lençe Ristovska më 28 shkurt të këtij viti.

10 mars të këtij viti, Zaev lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, gjatë prezantimit të programit qeveritar të partisë premtoi se Qeveria e re do të angazhohet për rastet e ndjeshme në opinion.

“Qeveria e re do të angazhohet që ta zbardh rastin e Kumanovës, me mbështetje ndërkombëtare për ata të cilët kanë qëndruar prapa rastit. Ministria kompetente do të japë mbështetje për “Sopotin” “Brodecin”, “Monstrën”, “Nikolla Mlladenov” dhe “Martin Neshkovskin”, premtoi Zaev.

5 vjet kërkesë për zbardhjen e rastit “Monstra”

Halil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Sami Luta, janë dënuar me burg të përjetshëm për rastin “Monstra”, nën akuzën se e kanë kryer vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës.

Familjarët e të burgosurve për rastin ‘Monstra’ 1 majin  e vitit 2012 e kujtojnë si një ndër ditët më të këqija të jetës së tyre, pasi që trauma e aksionit policor të zhvilluar para pesë viteve ende nuk ka kaluar.

Vendimi për gjashtë të akuzuarit e rastit Monstra, acaroi shumë qytetarët si dhe juristët të cilët vlerësojnë se nuk kishte prova te mjaftueshme për t’i shpallë ata fajtorë dhe të ju shqiptohet dënim me burg të përjetshëm. Ky rast shkaktoi bujë të madhe në Maqedoni, sidomos te popullata shqiptare duke u organizuar edhe protesta masive një muaj me radhë. Edhe pse disa herë u përfol në opinion nga lideri i LSDM-së, se ka material të përgjuar për rastin “Monstra”, megjithatë nga “bombat” e publikuara, për këtë të fundit nuk nxori asgjë. Më 1 maj të vitit 2017 po bëhen 5 vite nga vrasja e pesëfishtë, edhe pas shumë kërkesave, ende nuk ka një pasqyrë të qartë se kush në të vërtetë ishte/ishin varësi/t. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button