Partite Egjiptiane: Ashton perkrah grusht shtetin

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian Catherine Ashton po i jep legjitimitet grushtit ushtarak të shtetit në Egjipt, tha një anëtar i lartë i Partisë Arabe për Bashkim.

Ahmed Sadik tha në një deklaratë për shtyp se nuk e ka mirëpritur vizitën e Ashton në Kajro, duke thënë se vizitat e mëparshme sollën vetëm masakra dhe represion të popullit egjiptian, transmeton Mesazhi.

Ai tha se politika raciste e Bashkimit Evropian ka hapur rrugën për të legjitimuar grusht shtetin në Egjipt, dhe e bën të duket si një “tranzicion demokratik i pushtetit”.

Sadik paralajmëroi Bashkimin Evropian se po ndjek politikat e epokës koloniale, duke inkurajuar për shtypje dhe tirani.

Lajme të ngjashme

Back to top button