Maqedoni, magazina më e re online Inbox 7

Nga dita e sotme në tregun e Maqedonisë do të jetë prezent magazina e re online Inbox7.mk. Magazina inbox është media online me koncept qytetar. 

Temat politike, ekonomike, sociale dhe të tjera do të trajtohen duke pasur për bazë nevojat e individit, qytetarit të Maqedonisë. 

Në kohën e tronditjeve të mëdha në tregun medial të Maqedonisë, kur ballafaqohemi me një rënie të madhe të lirisë së mediave, ne si Qendër e gazetarisë hulumtuese SCOOP Maqedoni e prezentojme INBOX magazinën online, media që do të jetë në funksion të informimit të drejtë dhe objektiv, pa ndikime nga asnjë qendër e fuqisë politike apo ekonomike. 

Qëllimi jonë është të jemi kutia e juaj e informacioneve, ku do të mund të shpalosni problemet, mendimet, qëndrimet dhe kritikat lidhur me realitetin ku jetojmë. 

INBOX do të jetë i hapur për të gjithë, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, religjioze, racore, gjinore etj. INBOX do të mundësojë hapësirë të njëjtë për të gjithë ato që dëshirojnë të ndajnë informacionet apo mendimet e tyre me opinionin, qofshin ato politikanë, njerëz të kulturës, shkencës, sportit, bujq, biznesmenë e kështu me radhë.  

Gazetaria hulumtuese, si një ndër mjetet për luftimin e korrupsionit, do të mbetet forma më prezente në përmbajtjen e magazinës. 

Në ekipin e INBOX janë mbledhur gazetarë e redaktorë me eksperiencë, si Tamara Çaushidis, Selim Ibrahimi, Frosina Dimeska, Arta Tahiri, Kristina Ozimec, Goran Lefkov, Enisa Bajrami, Orhan Ceka, si dhe themeluesit e SCOOP Xhelal Neziri, Zhaklina Haxhi-Zafirova dhe Aleksandar Bozhinovski. Me kolumnat e tyre javore në INBOX të pranishëm do të jenë Aleksandar Çomovski dhe Mersel Bilalli.  

Lajme të ngjashme

Back to top button