Pushimet tropikale të Beyonce dhe Jay Z (FOTO)

Pasi përfundoi 132 performancat e saj nëpër skena të ndryshme fundin e muajit Mars, këngëtarja Beyonce së bashku me familjene po bëjnë disa ditë pushime në një vend tropikal, dhe mendohet se ata janë në Karaibe.

Si gjithnjë pranë ciftit është parë dhe vajza e tyre 2 vjecare Blue Ivy Carter e cila dukej se po argëtohej shumë teksa po luante me prindërit e saj të famshëm.

Gjithcka është bërë ditur nëpërmjet Beyonce pasi pjesën më të madhe të fotografive që ka shkrepur i ka publikuar në profiling e saj në twitter.

Beyonce ka treguar format e saj trupore, e veshur me nje palë bikini shumëngjyrëshe të cilat I kanë kushtuar mbi 200 dollarë. Si gjithnjë ajo është shfaqur thjeshtë dhe pa tualet. Ndryshe nga shumë artiste te tjera, këngëtarja nuk I trembet faktit se si do të duket natyrale. Përsa I përketë Jay Z , producentit dhe reperit të vlerësuar shumë herë për muzikën që bën , ai është footgrafuar duke mbajtur të voglën dhe duke vrapuar së bashku me të.

Mund të themi se 2 vjecarja Blue Ivy është me shumë fat , pasi janë të rralla rastet kur dy persona me axhenda kaq të ngarkuara, të kalojnë shumë kohë me fëmijën e tyre. Tashmë 43 vjecari dhe krijuesja e hitit ‘If I were a boy’ do të vazhdojnë që të shijojnë praninë e njëri tjetrit, përpara se të nisin sërish realizimin e këngëve të reja./ Ora News/

Beyonce 1Beyonce 2Beyonce 3Beyonce 4Beyonce 5Beyonce 6Beyonce 7Beyonce

Lajme të ngjashme

Back to top button