Merkel dhe Oland: Asad tërësisht përgjegjës për sulmet e SHBA-së

Bashar al Asad është plotësisht përgjegjës për sulmet raketore amerikane ndaj bazës së Forcave ajrore ushtarake siriane, theksuan kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Fransoa Oland.

“Sulmet raketore amerikane në Siri janë operacion, të cilin Franca e kërkoi që në vitin 2013, pas sulmit paraprak me armë kimike”, deklaroi Oland.

“Objekti ushtarak i regjimit sirian, i cili është shfrytëzuar për bombardimin me armë kimike ishte shkatërruar mbrëmë gjatë sulmeve amerikane. Asad është tërësisht përgjegjës për këto ngjarje”, ceket në deklaratën e përbashkët të Merkelit dhe Olandit, lajmëroi DPA.

“Ai duhej të ishte sanksionuar për përdorimin e shumëfishtë të armëve kimike nga regjimi i tij dhe krimet ndaj popullatës së tij”, shtohet në deklaratë.

Oland dhe Merkel shprehin mbështetje për sulmet raketore të SHBA-së dhe theksojnë se ishin informuar para se Uashingtoni të ndërmerrte aksionin për sulmet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button