LSDM: VMRO-DPMNE-ja nuk mund ta ndalojë vendimin e shumicës së qytetarëve

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë nëpërmjet një kumtese thotë se VMRO-DPMNE-ja nuk mund ta mbajë peng shtetin vetëm që të shpëtojë disa kriminelë si dhe se duhet të realizohet vullneti i shumicës së qytetarëve që kanë votuar në zgjedhjet e 11 dhjetorit, njofton Portalb.mk.

“Proceset demokratike do të vazhdojnë dhe patjetër të mundësohet transferim të qetë në pushtet sipas vullnetit të shumicës së qytetarëve. Parandalimi i vullnetit të shumicës shkon në dëm të qytetarëve, në dëm të shtetit dhe institucioneve. VMRO-DPMNE nuk mund ta mbajë peng shtetin vetëm që të shpëtojë disa kriminelë”, porosisin nga LSDM-ja.

“Asnjë kërcenim, ose dhunë retorike, ose provokim, nga ana e Nikolla Gruevskit VMRO-DPMNE-ja nuk do ta ndalojë. Për gjithë opinionin vendor dhe ndërkombëtar është e qartë se Gruevski dhe Ivanov mbrojnë kriminel përmes Kuvendit dhe institucionit kryetar të shtetit, dhe jo interesat shtetërore. Interesat shtetërore i kanë mbrojtur qytetarët kur i kanë njohur gënjeshtrat për federalizëm, tendencat për shtet binacional të VMRO-DPMNE-së, si dhe dëshira të mbetet në pushtet që të përhapen platforma e naftës dhe familjet e biznesit”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button