Shilegov: Përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së luten nëpër Evropë për amnisti

“Nëse VMRO-DPMNE-së i ofrojmë ligj për amnisti, menjëherë do të zhduken Platforma e Tiranës, populli nëpër rrugë dhe kriza në Maqedoni” deklaroi zëdhënësi dhe deputet i LSDM-së, Petre Shilegov në emisionin “Clik plus”, njofton Portalb.mk.

“Përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së luten nëpër Evropë që të amnistohen funksionarët e tyre. I gjithë shteti është peng i 50 kriminelëve. Mua më vjen keq që Gruevski nuk pati sukses ta mbrojë Maqedoninë nga krimi”, tha Shilegov.

Sipas tij, rregullorja është e qartë dhe Veljanovski duhet që të lejojë që me seancën të udhëheqë deputeti më i vjetër.

“Gjithçka është publike në Rregullore, por VMRO-DPMNE me këmbëngulje përpiqet që t’i japë interpretime tjera. Ne nuk u pajtuam dhe me atë që Veljanovski të jetë kryesues i seancës konstituive. Vlejanovski duhet të tregojë dinjitet minimal profesional dhe të kthehet në bankat e deputetëve, ndërkaq t’i lëshojë hapësirë që me seancën të udhëheqë deputeti më i vjetër. Do të duhej që të gjejë fuqi dhe të tërhiqet. Kjo është situatë absurde”, thotë Shilegov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button