Pentagoni: Rusia paraprakisht ka qenë e njoftuar për sulmin

Pentagoni kumtoi sot se Rusia ka qenë paraprakisht e njoftuar për sulmet ajrore ndaj bazës së Forcave ushtarake ajrore siriane afër Homsit.

Sipas tyre, sulmi është kryer për shkak të sulmit vdekjeprurës kimik, të kryer të martën ndaj civilëve në krahinën Idlib. Paraprakisht mediumet amerikane kumtuan se SHBA-ja ka njoftuar një numër të madh shtetesh për operacionin, por nes tyre nuk ka qenë Rusia.

Pesëdhjetë e nëntë raketa Tomahavk janë gjuajtur mbrëmë nga dy anije ushtarake të armatës së SHBA-së ndaj aeroportit ushtarak sirian dhe caqe të tjera, kumtoi Pentagoni.

“Ato raketa ishin kahëzuar drejt aeroplanëve, zonave me depo logjistike dhe të naftës, bunkerë për municion, sisteme për MAR dhe radarë”, deklaroi zëdhënësi i Pentagonit, Xhef Dejvis.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button