Maqedoni: Depresioni, miliona euro për Diazepam

Ilaçet për sistemin nervor në Maqedoni bëjnë pjesë në grupin e tretë të barërave të cilat harxhohen më shumë. Vetëm gjatë vitit të kaluar janë shkruar 3,37 milion receta me ilaçe kundër depresionit. Fondi për Sigurim Shëndetësor gjatë vitit të kaluar ka shpenzuar rreth 6 milion e pesëqind mijë euro për këtë lloj të terapive. Kjo shumë është për 8,9% më e madhe në krahasim me vitin 2015, njofton Alsat M.

“Në vitin 2016 është në rritje numri i punëtorëve të prekur me depresion. Sipas Fondit Shëndetësor , terapia për depresionin sidomos anti-depresivët si: diazepami, janë dhënë mbi 3,37 milion receta për depresivët. Meqë jemi një vend në tranzicion dhe gjithmonë parë atë se ekonomia e dobët dhe popullata në përgjithësi është e pa përgatitur nga këto pasoja dhe janë depresiv, dhe prandaj numri është në rritje”, deklaroi Rexhep Shaqiri nga Instituti i Mjekësisë së Punës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button