fbpx

Inagurohet parku më i madh i argëtimit Ferrari Land në Spanjë

Zhurma e pangatërrueshme e motorit Ferrari jehoi në qiellin e Tarragonas, në Spanjë, bashkë me fishekzjarret, muzikën dhe balerinët nën një shi me fletë të verdha dhe të kuqe. Në këtë mnyrë u inagurua Ferrari Land, parku i parë i argëtimit në Evropë me markën e kalit, shkruan Bordo.al.

Ky park do të hapet për publikun më 7 prill me fillimin e sezonit të ri. Ferrari Land shtrihet në një sipërfaqe prej 70 kilometra katrorë dhe numëron 11 lojëra të ndryshme për gjithë familjen. Të apasionuarit e shpejtësisë nuk do të zhgënjehen nga Red Force, përshpejtuesi vertikal më i lartë dhe i shpejtë në Evropë, në gjendje të arrijë 180 kilometra në orë për vetëm 5 sekonda dhe të arrijë majën e lartë 112 metra.

Ferrari Land In Spain
Ferrari Land In Spain

Për realizimin e këtij parku janë nevojitur 100 milionë euro dhe pritet të ketë 5 milionë vizitorë vetëm në vitin 2017. Ferrari Land ndodhet në territorin e PortAventura World Parks & Resort që synon kështu të bëhet lider botëror i pushimeve, që ka krijuar një resort me 3 parqe lojërash, 5 hotele, një qendër kongresesh, 3 fusha golfi dhe një klub veror që ka dalje drejtpërdrejtë në det.

20170330142333-ferrari_land_3_resized_773x515

landscape-1459472828-alon-mass-abud-2010-2-cropped

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button