Subhi Jakupi: KSHZ do të shqyrtojë ankesat e BDI, por Gjykata mund t’i hedhë poshtë

Të shtunën mbaron afati i dhënë prej pesë ditëve që partitë politike të shtrojnë vërejtjet e tyre, lidhur me listat zgjedhore.

Nënkryetari i KSHZ-së, Subhi Jakupi për Portalb thotë se vërejtjet e BDI-së, lidhur me votuesit e regjistruar nga Pusteci, do të shqyrtohen dhe deri të shtunën KSHZ-ja, duhet të merr një vendim për ankesat e partive.

“Ende nuk e kam shqyrtuar ankesën e BDI-së, por për ne sugjerimet janë të mirëseardhura. Fillimisht duhet të shohim çfarë baze kanë ankesat e BDI-së dhe ën mënyrë meritore të vendosim”, tha për Portalb Subhi Jakupi.

Edhe përkundër vendimit të KSHZ-së, Subhi Jakupi, nuk pret ndonjë epilog pozitiv nga Gjykata Administrative. Ai thotë se mund të përsëritet e njëjta gjë si me ankesat e shtruara nga partitë politike për zgjedhjet presidenciale, por që vendimin e KSHZ-së, e refuzoi Gjykata Administrative.

Subhi Jakupi, thotë se në respektuam ligjin edhe me fillimin e  fushatës së zgjedhjeve parlamentare dhe u dham afat partive politike që të shtrojnë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre. “Edhe atëherë kishim vërejtje nga BDI, tani e njëjta gjë u ofrohet partive politike për zgjedhjet parlamentare.

Subhi Jakupi, thotë se Gjykata Administrative ka dhënë përfundime pa bërë analiza të Kodit Zgjedhor. Për momentin, thotë ai, nuk pres ndonjë epilog tjetër nga kjo gjykatë.

Lajme të ngjashme

Back to top button