Seanca konstituive kuvendore vazhdon të hënën

Seanca konstituive e Kuvendit do të vazhdojë të hënën. Pas disa pauzave të cilat i dha Veljanovski për deputetët që të dakordohen dhe të mos kërkojnë fjalime “procedurale” dhe “replika”, seanca vazhdoi me vërejtje procedurale.

Interpretimi i Rregullores dhe neneve të saj ishin temat kryesore që e tensionuan debatin e sotëm në kuvend. Deputeti socialdemokrat Oliver Spasovski kërkoi mbështetjen e të paktën 10 deputetëve që të kalohen në pikën tjetër të rendit të ditës, respektivisht zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Për këtë Spasovski e kishte përkrahjen edhe të deputetëve shqiptarë të BDI-së dhe LR – PDSH-së, Xhevat Ademi dhe ZiadinSela, të cilët thanë se nëse nuk vendoset nga ana e kryesuesit propozimi i LSDM në votim, atëherë Veljanovski bënë shkelje flagrante të Rregullores. Por një gjë e tillë u kundërshtua ashpër nga deputetët e VMRO – DPMNE-së të cilat thanë se neni 80 nuk lejon që ky skenar i LSDM-se dhe BDI-së të realizohet.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button